Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë në punëtorinë për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës.
Pas situatës së krijuar me bllokimin e llogarive të Telekomit dhe zhbllokimit të tyre më pas, kërkesa kryesore e ministrit Kuçi ka qenë që të prodhohen disa dokumente që do të tregojnë gjendjen dhe të ardhmen e Telekomit.
Si rrjedhojë, sot më 26 korrik 2020, u mbajt punëtoria “Rimëkëmbja e Telekomit”, e organizuar nga kjo ndërmarrje.
Ministri Kuçi gjatë fjalës së tij u bëri të ditur pjesëmarrësve se nga kjo punëtori do të duhet sa më shpejtë të dalin dokumentet që janë kërkuar.
“Besoj që të arrihet qëllimi i kësaj punëtorie, që përpos diskutimeve të kemi dokumentet që do të përfshijë Planin e Biznesit, Planin e Veprimit për Rimëkëmbje të Telekomit dhe Planin për Amortizim të borxheve. Kjo është baza mbi të cilën ne do të vazhdojmë më tej për këtë ndërmarrje”, ka thënë ndër të tjera ministri Kuçi.
Në këtë punëtori folën rreth rëndësisë së këtyre dokumenteve edhe kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Telekomit, Mehmet Berisha dhe U.D. kryeshefit të Telekomit, Zeqir Kiqina.
Pjesëmarrësit kanë mundur të dëgjojnë prezantimin për performancën operative dhe të biznesit, performancën financiare me theks tek të hyrat dhe gjendjen e sistemeve dhe platformave telekomunikuese.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...