Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq mendon se çdo kërkesë për pranimin e Kosovës në Interpol është politizim i kësaj organizate profesionale policore.
Nebojsha Stefanoviq ka thënë se pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton lajmi.net.
“Kjo do të ishte një precedent që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit e OKB-së mund të jenë anëtarë të Interpolit”, ka theksuar ai.
Tutje, Stefanoviq ka shtuar se nëse Kosova do anëtarësohet në Interpol do të jetë thjesht një vendim politik i cili nuk është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë por për të gjitha vendet anëtare të botës.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se shpreson që më 20 nëntor Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL.
Kosova po synon që këtë vit të bëhet përfundimisht pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare. Më 20 nëntor në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet të votohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...