Lajmi se Kadri Veseli mund të heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit është mirëpritur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes dhe kryesuesi i seancës konstitutive, Adem Mikullovci.
Ai para pak minutash në një prononcim për media tha se e ka mirëprit paralajmërimin e Kadri Veselit se mund të tërhiqet nga pretendimet për postin e kryetarit të Kuvendit.
“Kadri Veseli ka befasuar në mënyre të këndshme. Më ka ardhur shumë mirë qe ka ardhë në përfundim se duhet të tërhiqet”, u shpreh ai.
Mikollovci, tha se të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe mandatari i PAN-it për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, Albin Kurti duhet të bëhet kryeministër
“Haradinaj duhet të tërhiqet. Është proces natyror. VV është parti qe po vjen. E ka numrin më të madh të votave. Vetëm në këtë mënyre mund të formojnë një qeveri të qëndrueshme”, ka theksuar Mikuollovci./Arbresh.info
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...