Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka dallime mes të anëtarëve të rinj në LDK dhe anëtarëve më në moshë.
Ishte folur shpesh për Brezin e Republikës, dhe madje edhe anëtarë të LDk;së kanë posutar foto me këtë mbishkrim. Por Tërmkolli thotë se kjo është shpikje.
“Nuk ekziston Brezi i Republikës, është shpikje”, thotë ajo.
“Është shpikje e atyre që nuk ia duan të mirën LDK’së. Nuk ka përçarje brenda subjektit dhe jemi unik”, shton Tërmkolli.
Tutje ajo thotë se në të kaluarën ka pasur deputetë të LDK’së shumë të shtyrë në moshë, dhe kjo nuk ka paraqitur problem.
“Unë jam e nderuar që kam punuar me Mark Krasniqin, një deputet mjaft i shtyrë në moshë. Kjo nuk ka paraqitur problem asnjëherë”, u shpreh Tërmkolli.
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...