Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi ka thënë se me Projektligjin për Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme që po kërkohet të kalohet brenda 24 orëve, është vjedhur pasuria e Republikës së Kosovës.
Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se përse nuk kanë sjellë një dokument për të treguar se cilat ndryshime janë bërë, raporton arbresh.info.
“Me këto ligje që po kërkohen të kalohen brenda 24 orëve është vjedhur pasuria e Republikës së Kosovës. Për 10 ditë nuk varfërohet popullsia e Kosovës. Nuk keni gjet mundësinë ta sjellni një dokument për të na treguar se cilat ndryshime i keni bërë. Ju keni sjellë një ligj të ri, pse nëse janë vetëm dy-tri nene nuk po thoni është vetëm Plotësim-ndryshim. Ne sot nuk e dimë për çka kemi me votu në parim’, ka thënë Kurteshi.
Sipas tij, po votohet për një ligj që i ka bazat për plaçkitje të pasurisë publike të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...