Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale kalendarike, megjithatë kushtet klimatike dhe temperaturat e lejueshme për mbjellje janë duke u shfrytëzuar nga fermerët.
Janë këto pamje në vlugun e punës në procesin e mbjelljes në arat e fermerit Dukagjin Deda, i cili mbjell rreth 80 hektar grurë këtë vit për mbjelljet vjeshtore. Sipas tij, pavarësisht afateve kohore duke ia shtuar imputet do ta shfrytëzohet koha e mirë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë.
“E kuptoj se mbjellja optimale ka përfunduar, por meqenëse koha është duke marrë shumë mirë edhe ne po e shfrytëzojmë këtë kohë që t’i përfundojmë mbjelljet në kohë të caktuar”, Tha Deda.
Kurse agronomi Mehdi Mulaj konsideron si të rëndësishme dhe inkurajuese gatishmërinë dhe përkushtimi i fermerëve, të cilët janë duke i përmbushur objektivat për mbjelljet vjeshtore.
“Ne fillimisht i kemi bërë identifikimin e imputeve, furnizimin me impute bujqësore d.m.th. me plehra, me fara dhe e kemi pa që tregu ka qenë mjaft i furnizuar mirë edhe interesimi i fermerëve në këtë vit është shumë i madh për mbjelljen e kulturave lavërtare, konkretisht për grurin”,tha Mulaj.
Profesori universitar, Imer Rusinovci, e konsideron të rëndësishëm shtimin e hapësirave të mbjella me grurë, e cila krijon mundësi më shumë për më pak import drithërave.
“Pavarësisht atyre që rekomandojnë për mbjelljet e tetorit, falë kushteve klimatike që po mbretërojnë edhe java e parë e nëntorit përkon me mbylljen të masës së fundit agroteknike me mbjelljen e kësaj kulture që e ka karakterin prodhues dhe strategjik”, tha Rusinovci.
Duke mbjellë sa më shumë hapësira të arave me drithëra, posaçërisht me grurë, mundësohet zbutja e importeve që për kultura të cilat përkojnë me kontura tona agroekologjike importi i tyre nuk justifikohet thonë ekspertë te kësaj fushe./rtk
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...