Shtatë mijë aplikantë do të sfidojnë vetën në konkursin e hapur për kadetë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i FSK-së Rrustem Berisha ka thënë se nga ky konkurs ku kanë aplikuar mbi 7 mijë vetë do të pranohen 650 kadetë të rinj, raporton arbresh.info.
“Afër 7 mijë aplikantë. Numri i madh i aplikantëve merr pak kohë. Gjysma e tyre do të fillojnë këtë vit. Do të fillojnë me 1 gusht do të jenë aktiv. Ndërsa grupi i dytë do të fillojë në shtator dhe do të jenë aktiv në janar të 2020. Gjithsej do t’i kemi 2800 pjesëtarë aktiv”.
Nga ky numër i madh aplikuesish 500 prej tyre janë femra, që sipas ministrit secila prej tyre që plotëson kriteret do të pranohet.
“Secila nga fermat që do t’i plotësoj kriteret do të pranohet. Nuk ka ndonjë kuotë të numrit të femrave, por të gjitha do të iu nënshtrohen testeve dhe kritereve brenda standardeve të NATO-s”, tha Berisha./Arbresh.info/
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...