Mbi 10 autobusë me gati 350 nxënës gjenden të bllokuar në Qendrën Turistike në Brezovicë.
Këta autobus janë me nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës dhe Gjakovës.
Njëri nga nxënësit, Shkamb Duraku ka treguar për Indeksonline se ai bashkë me 350 nxënës gjenden të bllokuar në Brezovicë që 1 orë e më shumë.
“Jemi të bllokuar dikund mbi 10 autobusë, me afërsisht 350 nxënës të shkollave nga Prishtina dhe Gjakova. Reshjet e borës kanë shkaku rreshqizmë dhe autobusët nuk kanë mundur që të lëshohen rrugëve të Brezovicës. Jemi te bllokun që 1 orë e më shumë” ka thënë Duraku.
Ai ka thënë se kanë lajmëruar shumë herë ndihmën, por që janë ende në pritje.
Duraku, sikurse edhe shumë nxënës të tjerë janë të shqetësuar.
“Po na i kemi lajmëruar shumë herë ndihmën. Jemi ende duke pritë” ka thënë ai.
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...