Profesori, Mazllum Baraliu në një përgjigje për arbresh.info, ka thënë se roli i PDK-së në këto momente është aq krucial, duke e cilësuar si “thembra e Akilit”.
“Roli i PDK-së është krucial pasi me numrin e deputetëve që ka, ajo mund të zgjidhë nyjën, apo ‘thembrën e Akilit’, që e ka tashmë LDK-ja me anëtarët e koalicionit, dhe po ashtu mund të ndikojë të jetë e interesuar që mos të ketë asnjë pjesëmarrje të saj në këto lojëra politike, që po përgatiten dhe të deklarohet edhe zyrtarisht për zgjedhje të parakohshme”, thotë Baraliu për arbresh.info.
Për të dalë nga kjo gjendje, vendi ka përpara tri vendime, zgjedhje të reja, shmangien e tyre duke ju bashkuar koalicionit qeverisës, apo jetë pjesë e konsensusit për emrin e Presidentit.
E nga këto tria, Baraliu ka një mendim se cilën duhet ta zgjedhë partia e dytë më e madhe opozitare.
“Ndonëse po flitet se ekzistojnë biseda në mes të PDK-së dhe LDK-së që të marr pjesë në një prej ri-konfigurimeve qoftë me pjesëmarrje në Qeverie, jo në President apo anasjelltas, dhe t’i jap votat për President. PDK është e vërtet që në këto momente ka rol mjaft të rëndësishme. Do të ishte mirë që kjo parti të drejtohej ka zgjedhjet, e jo tek dy variantet e tjera”./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...