Në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, e cila konsiderohet si njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë më të re të Kosovës, mori pjesë ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar. Ai, me këtë rast vlerësoi se:” Kjo ngjarje e rëndë tronditi, jo vetëm opinionin e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, duke lëvizuar edhe diplomacinë ndërkombëtare për të ndërmarrë hapat për ndërprerjen e dhunës dhe të krimeve në Kosovë të ushtruara nga ushtria dhe policia serbe”.
Ministri Yagcılar me këtë rast deklaroi se më 15 janar 1999 , dita kur 45 civil të pafajshëm u vranë nga forcat militare serbe, ishte simbol i luftës në rrugën e pavarësisë së Republikes së Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë këta heronj që sakrifikuan jetën e tyre për hirë të atdheut të tyre. /arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...