Ramiz Lladrovci, kandidati për kryetar të Drenasit, ka mbajtur një tubim në vendlindjen e tij në Gllanasellë ku ka prezantuar disa pika të platformës zgjedhore “Për Drenasin Kampion”
“Në pika të shkurtëra po ashtu diskutova pse ta votojmë numrin 101, numrin e fitores. Qytetarët e Drenasit, janë qytetarë kampionë dhe nuk votojnë me sy mshel, e votojnë vlerën, dëshminë në punë, kontribuesit e vlerave të qeverisjes shembullore në nivel nacional, votojnë për vepra dhe programin ambicioz në mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Gjatë ditës, Lladrovci ka mbajtur edhe një takim në Çikatovë të Vjetër.
“Takimin e dytë elektoral e zhvilluam në Çikatovën e Vjetër, bashkë me Arjanit Hotin, Fitore Morina Hoxha me disa kandidate e kandidatë për Kuvendin e Komunës, ku vlerësova vullnetin qytetar për fitore më 12 tetor “Për Drenasin Kampion”. Qytetarët i duam me mirëqenie dhe Komunën e Drenasit e duam të zhvilluar e me perspektivë, prandaj qytetarët kanë 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”! Vazhdojmë edhe katër”, ka shkruar Lladrovci./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...