Kompania Rajonale e “Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se rreth 30 fshatra të Lipjanit si dhe qyteti do të mbesin nesër pa ujë.
Sipas njoftimit, kjo do të bëhet për shkak të punimeve të KEDS-it.
“Prishtinë, 18 nëntor – Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, pasi kemi marrë informacione nga KEDS, nesër më datë 19 nëntor 2021 , e premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit: Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00.
Me këtë rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...