Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se koalicioni i tyre me PDK-në dhe AAK-në do t’i sjellë të mira vendit. Ai është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 11 qershorit ky koalicion do të triumfojë fuqishëm. Ndërsa, Limaj ka folur edhe për atë se pse ai nuk po i bashkohet Kadri Veselit dhe Ramush Haradinaj në para-fushatë.
“Unë kam obligim ndaj strukturave të Nismës për të biseduar dhe në këtë fazë vlerësojmë se duhet të shkohet në këtë mënyre. Sigurisht në fazë të mëvonshme do të kemi takime të përbashkëta. Koalicionin parazgjedhor e lidh posti kryeministrit dhe ai e nxjerr vizionin. Ne të tjerët duhet ta zhvilloj atë koncept. Nisma do të ketë programin e saj ne kuadër të qeverisë. Haradinaj është drejtues i koalicionit. Kandidati për km e drejton fushatën s’po rrugën drejt fitores. Ka pasur befasi tek elektorati i nismës për koalicionin por jo shqetësime. Nuk kemi shumë për të sqaruar sa i përket kolicionit. Nisma ka kohë qe beson se duhet dhënë besimi Hardinajt për kryeministër”, ka thënë ai në Klan Kosova.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...