Kreu i Nismat Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur para medieve pas takimit me liderët e koalicionit dhe kryeministrin, Avdullah Hoti.
Limaj tha se në këtë takim janë informuar për gjendjen me Covid-19 në vend dhe çështjen e dialogut me Serbinë, raporton arbresh.info.
Ai, tha se Kosova duhet të jetë e gatshme të marrë pjesë me agjendën e qartë, me koncepte të qarta dhe edhe një herë rikonfirmimi që të gjitha kërkesa për tu kthyer në dialog janë bërë për njohje.
“Sot patëm një takim të rregullt të partnereve të koalicionit. U informuan nga kryeministrin për gjendjen me Covid, pakon emergjente, çështjen e rifillimit të mësimit dhe njëkohësisht temë ishte edhe dialogu. Siç e dini Kosova ka disa ftesa në tavolinë që pritet të marr pjesë në dialog. Ka qenë një shqetësim i përbashkët dhe në fund dakordim i përbashkët që në dialog Kosova është e gatshme të marr pjesë me agjendën e qartë me koncepte të qarta dhe edhe një herë rikonfirmimi që të gjitha kërkesa për tu kthyer në dialog janë bërë për njohje”, tha ai.
Sipas Limajt, Kosova në dialog po shkon për njohje.
Ne në dialog shkojmë për njohje. Shqetësimi jonë se mund të rreshkët dialogu në dialog teknik duhet ta eliminojmë edhe delegacioni i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në njohje, siç ka thënë edhe kancelarja gjermane dhe presidenti Francez”, ka thënë Limaj. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit