Liderët të koalicionit “Për Familjen”, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, janë takuar sot me përfaqësuesit e Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës, Sadik Gjukolli, Osman Vitia dhe Hana Berisha.
“Gjatë takimit, i cili u zhvillua në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit, u diskutuan çështjet kyçe që prekin pensionistët në Kosovë. Përfaqësuesit e Sindikatës ngritën shqetësime mbi nivelin e ulët të pensioneve, mungesën e mbështetjes shëndetësore adekuate dhe nevojën për përmirësimin e të drejtave sociale të pensionistëve. Ata theksuan se kjo shtresë e ndjeshme e shoqërisë meriton më shumë kujdes dhe vëmendje nga institucionet shtetërore”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tyre, liderët e koalicionit “Për Familjen” shprehën mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të pensionistëve në ndërmarrjen e zhvillimit të vendit. Ata siguruan përfaqësuesit e Sindikatës së Pensionistëve se çështjet e ngritura do të trajtohen me prioritet në programet e tyre politike dhe se do të angazhohen për zgjidhje konkrete në favor të pensionistëve.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit mes institucioneve dhe përfaqësuesve të pensionistëve, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre dhe rritjen e përkujdesjes sociale për këtë kategori./Arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...