Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.
LDK ka theksuar se kjo festë është simbol i devotshmërisë, sakrificës, mirënjohjes dhe humanizmit.
“Ajo na rikujton vlerat më të larta njerëzore: solidaritetin, dashurinë, kujdesin dhe afërsinë me njëri-tjetrin, veçanërisht ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Në këtë ditë feste dhe çdo ditë tjetër, ju urojmë shëndet, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Qoftë kjo festë, ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush. Me fat Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...