Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dhe ka shqetësuar aleatët

06:36 | 27 Maj 2026
E.K

Naim Tërnava ka mbajtur sot Hytben e Kurban Bajramit në Xhamia e Madhe, ku përveç mesazheve fetare e shpirtërore, ai ka folur edhe për situatën politike në vend.

Para besimtarëve myslimanë, Tërnava bëri thirrje për unitet, paqe dhe solidaritet, duke kërkuar që qytetarët të largojnë urrejtjen, përçarjen dhe egoizmin nga zemrat e tyre.

“Sot në këtë mëngjes të bukur të kësaj dite madhështore, miliona besimtarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur në tokën e bekuar të Mekës, duke iu përgjigjur thirrjes së përjetshme të Ibrahimit, për të dëshmuar unitetin, barazinë dhe devotshmërinë e besimit islam. Në mesin e tyre ndodhen edhe haxhinjë nga Kosova”, tha ai.

Myftiu theksoi se Kurban Bajrami duhet të shërbejë si moment reflektimi për forcimin e lidhjeve familjare e shoqërore dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.

Në fjalimin e tij, Tërnava vuri theks edhe te rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe gjuhës shqipe.

“Një komb që harron rrënjët e veta, rrezikon të humbë në histori”, deklaroi ai.

Duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë, Tërnava tha se zgjedhjet e njëpasnjëshme dhe mungesa e stabilitetit institucional kanë ndikuar negativisht te qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit.