Lidhja Demokratike e Kosovës është pjesë e Konventës së Partisë Demokratike në SHBA, e cila po mbahet në Çikago.
Në një njoftim për media, LDK njoftoi se për këtë ngjarje po përfaqësohet nga Alush Gashi, i deleguar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“I deleguar nga Kryetari Abdixhiku, prof. Alush Gashi po e përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve. Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga rradhët e demokratëve znj. Kamala Harris. LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci”, thuhet në mjoftim./Arbresh.info
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...