Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas takimit trepalësh të mbajtur sot në Bruksel mes zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb Petkoviç dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
LDK ka deklaruar se Bislimi nuk ka asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë proces, duke theksuar se mandati i ish-qeverisë ka përfunduar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
“Z. Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut. Çdo angazhim apo marrëveshje eventuale nga kjo qeveri në detyrë nuk mund të ketë efekt juridik për shtetin e Kosovës,” thuhet në reagimin zyrtar të LDK-së.
Sipas partisë opozitare, negociatat me Serbinë janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe nuk mund të zhvillohen nga një qeveri pa mandat të ri e të freskët demokratik.
LDK e konsideron pjesëmarrjen e Bislimit në dialog si të “papranueshme, antikushtetuese dhe joligjore.”
LDK i bën thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të respektojnë rendin kushtetues dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit. Sipas saj, dialogu duhet të vazhdojë vetëm me institucione të reja, të dala nga zgjedhjet, me përfaqësim të plotë dhe mandat të qartë politik./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sorensen deklarohet pas takimit me Bislimin e Petkoviqin, paralajmëron takim të nivelit të lartë
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...