Emisari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Me anë të një postimi në X, Sorensen tha se në këtë takim të gjatë kanë folur për përgatitjen e një takimit të dialogut të nivelit të lartë, duke dhënë shenjë për një takim të mundshëm mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, deklaroi ai.
Hosted a long meeting of Chief Negotiators of Kosovo and Serbia in Brussels. Spoke about advancing the normalisation of their relations in preparation of a high-level Dialogue meeting, pending implementation obligations, and current issues. Agreed to continue the discussion soon. pic.twitter.com/OHhroTaJll
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) June 10, 2025
Rreth takimi është deklaruar edhe kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi i cili tha se është diskutuar për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.
“Kemi pasur një seri takimesh, prandaj edhe ka zgjatur, kemi filluar me një trilateral, i cili është takimi i parë i këtij formati me ndërmjetësin e ri, z.Sorensen. Ideja ka qenë që sot të kemi tri tema të ndryshme që trajtojmë, në pjesën e parë jemi dakorduar për principet se si duhet të udhëhiqen takimet në trilateral tash në kohën e z.Sorensen dhe aty mendoj që kemi arritur një dakordim të përgjithshëm”, tha Bislimi
“Në pjesën e dytë që ka qenë pjesa qendrore e takimit të sotëm kemi diskutuar për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike ku palët kemi treguar idetë tona se si mendojmë që mund të sigurohemi që Marrëveshja Bazike zbatohet, natyrisht se nuk ka pasur dakordim të plotë mes palëve, andaj edhe neve na është dashur që në takimin e radhës t’i sjellim në mënyrë të shkruar, se si sigurohemi që versioni i sekuencimit të cilin kemi përfundu me z. Lajçak duhet të bëhet i pranueshëm për palët dhe të ecim tutje”, u shpreh ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...