Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u foli për domosdoshmërinë e krijimit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme disa të pranishmëve në një shtëpi në Siqevë të Prishtinës.
Kurti, siç dëgjohet në një video që ai e publikoi në Facebook, u tha atyre se “është e domosdoshme ta bëjmë atë byro”. Sipas tij, kështu ata do ta “ndreqnin shumë Kosovën”.
“Tjetra që mendojmë ka me e ndreqë shumë Kosovën është kur ta sjellim do drejtësi pak për do plagë që na i ka lënë korrupsioni. Është e domosdoshme ta bëjmë atë byro për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Nuk bën pa të hiç. Brezit të ri s’mund t’ua lëmë kështu Kosovën”, tha ai.
Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstrad...
Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj presioneve publike: Deklara...
AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licenc...
Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorr...
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës