Një incident i pazakontë ka shkaktuar panik në një qendër tregtare luksoze në Tokio, ku të paktën 19 persona janë hospitalizuar pasi u ekspozuan ndaj një ere të fortë dhe irrituese.
Ngjarja ndodhi në kompleksin tregtar “Ginza 6”, ku sipas policisë një person dyshohet se ka spërkatur një substancë pranë një bankomati në katin përdhes të ndërtesës.
Autoritetet japoneze dyshojnë se bëhet fjalë për një sprej irritues që përmban kapsaicinë, substancë që gjendet në specat djegës dhe që shkakton djegie dhe vështirësi në frymëmarrje.
Dëshmitarët raportuan simptoma si kruarje dhe mpirje në fyt, ndërsa në vendngjarje intervenuan forca të shumta emergjente, përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore.
Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personit të dyshuar për incidentin.
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028