Autoritetet franceze kanë vënë në pranga një 16-vjeçar pasi dyshohet si autori i vdekjes së një djali 12-vjeçar. I mituri u gjet i vdekur të dielën në qytetin e Rennes, Francë.
Zyra e prokurorit njoftoi se 16-vjeçari mbetet në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të rastit.
Trupi i 12-vjeçarit u zbulua të dielën pasdite kur një peshkatar dëgjoi të qarat e fëmijës pa qenë në gjendje të përcaktonte se nga vinin. Ai menjëherë njoftoi policinë, e cila nxitoi në vendngjarje dhe e gjeti 12-vjeçarin të vdekur në shkurre pranë lumit Vilaine.
Sipas të njëjtave informacione nga hetimi, një peshqir i lagur ishte i lidhur rreth qafës së fëmijës. Shpëtimtarët që mbërritën në vendngjarje nuk mundën ta shpëtonin.
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028