LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë

07:42 | 28 Maj 2026
E.K

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta hapë sot fushatën zgjedhore në Prishtinë.

Tubimi hapës do të mbahet në Sallën “1 Tetori”, me fillim nga ora 18:00.

Nga kjo parti pritet të prezantohet mesazhi dhe programi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shënuar nisjen zyrtare të fushatës.