Heroi i kombit, Agim Ramadani, udhëhoqi një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill 1999 shembi murin 100 vjeçar të vendosur ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.
Për më shumë se gjashtë orë luftime të 120 luftëtarëve të UÇK-së, u arrit të shkatërrohej baza ushtarake serbe në Koshare.
Pas më shumë se 21 vjetëve, dikujt në Serbi ju kujtua tmerri që përjetuan në Koshare nga shqiptarët.
Serbët që u paraqitën në një video se kinse hoqën flamurin shqiptarë në Kullën e Vrojtimit del të jetë veçse një FAKENEWS.
Ata e kanë publikuar edhe një fotografi me pretendimin se gjoja e kanë ripushtuar Kazermën e Kosharës, prap me 10 tetor 2020.

Ish-luftëtari i Birgadës 138 ‘Agim Ramadani’, Nexhdet Sadiku, ka dëgjuar për lajmin e heqjes së flamurit dhe ka marrë rrugën për të vendosur edhe flamurin e tretë aty.

Në Junik banorët janë të frikësuar të flasin, por prapa kamerave thonë se u janë prezantuar si gazetarë amerikan dhe po kërkojnë ish-ushtarë të UÇK-së, që dinë terrenin për t’i drejtuar në Koshare.
Për këtë kishte raportuar edhe portali arbresh.info më 10 tetor, por institucionet e sigurisë, portali merr vesh se nuk kanë arritur të identifikojnë personat.
Komuna e Junikut pavarësisht se premtoi për një prononcim në lidhje më këtë çështje, pas më shumë se dy orë pritjeje refuzoi të flasë me arsyetimin se institucionet e sigurisë po merren me rastin.
Policia e Kosovës po qëndron në Kullën e Vrojtimit në Koshare për të përcjellur situatën në lidhje me raportimet./Elmedina Ballazhi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/4629612920447348
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...