Emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak, në një konferencë për media ka thënë se po punohet për një takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas vizitës së tij treditore në Kosovë, Lajçak tha se shpreson që ky takim të ndodhë para pushimeve verore të BE-së.
“Vizita ime si çdoherë ishte politike dhe kam pasur mundësi të takohem me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, me të cilët kemi pasur diskutime të gjata sa i përket situatës aktuale me dialogun dhe gjithashtu hapat e ardhshëm. Siç e dini jemi nikoqir të takimit të kryenegociatorëve rregullisht çdo muaj dhe takimi i radhës do të jetë në korrik. Gjithashtu po punojmë që t’i takojmë Kurtin dhe Vuçiqin, kjo do të dëshiroja të ndodhë para pushimeve verore të BE-së”, tha ai.
Emisari i BE-së ka përmendur edhe takimin me liderët e partive opozitare, ku theksoi se “uniteti politik është shumë i rëndësishëm edhe pse dialogu është proces që duhet të jetë në pronësi të të gjitha partive politike e shoqërisë kosovare”.
Lajçak përmendi edhe arritjen e marrëveshjes për energjinë ditë më parë, derisa vlerësoj si një gjë shumë të rëndësishme dhe shprehi falënderim për zëvendskryeministrin Besnik Bislimi dhe kryeministrin Albin Kurti për punën e bërë që kjo marrëveshje të arrihet. /arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...