Presidenti i Mabetex Group, Afrim Pacolli, ka uruar sot ditëlindjen e ish -Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi, sot mbush 53-vjet, dhe në këtë ditë të rëndësishme për të, shumë liderë kosovarë dhe shqiptarë e kanë uruar atë.
Pacolli, në urimin e tij drejtuar Thaçit shpreson që ai të kthehet sa më shpejt në vendlindje nga Haga, ku po gjykohet bashkë me shokët e tij, duke dëshmuar edhe luftën e pastër të Kosovës.
“Duke i dëshiruar jetë të gjatë, shëndet dhe kthim sa me te shpejte ne vendlindje se bashku me shokët e tij, z. Pacolli uron që së shpejti do të dëshmohet që Kosova gjithmonë ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli./arbresh.info/

Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...