Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, përmes një sqarimi në llogarinë e saj në ‘facebook’, ka mohuar zërat se ajo është nominuar për ta zëvendësuar Vlora Çitakun në pozitën e ambasadores në Washington.
Mimosa Kusari ka thënë se s’ka plane të angazhohet në shërbim diplomatik.
“Për hir të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj publikut, unë ju informoj se NUK jam e Nominuar për Ambasadore në SHBA dhe nuk planifikoj shërbimin diplomatik në këtë periudhë të angazhimit tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar deputetja.
Emri i Kusari-Lilës është përfolur për një post të tillë dje, meqenëse kishte qenë e vetmja deputete nga partia e Kurtit që kishte uruar ambasadoren Çitaku rreth punës që ka bërë në Amerikë.
Njoftimi i plotë i Mimoza Kusarit:
Pas publikimit të mesazhit tim urues për punën e kryer me dinjitet drejtuar Ambasadores së Republikës së Kosovës në SHBA, znj. Vlora Çitaku, u krijua një përshtypje dhe filloi të merret si i mirëqenë fakti, se unë jam e nominuara e radhës për postin e Ambasadores së Kosovës në SHBA.
Për hir të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj publikut, unë ju informoj se NUK jam e Nominuar për Ambasadore në SHBA dhe nuk planifikoj shërbimin diplomatik në këtë periudhë të angazhimit tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Unë vazhdoj të udhëheq subjektin Alternativa, jam deputete në grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në Kuvend shërbej në dy Komisione Parlamentare në cilësinë e anëtares: Komisionin për Buxhet dhe Transfere dhe Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ku jap kontributin tim profesional për fushat shumë të rendësishme të jetës së qytetarëve të Kosovës.
Unë ju falenderoj të gjithëve për mendimet e mira dhe urimet tuaja dhe shpresoj në të ardhmen e afërt t’i meritoj me rast të mirëqenë nga shërbimi për të cilin kam marrë besimin e popullit.
E Juaja,
Mimoza Kusari-Lila
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...