Pas vizitës së repartit të rinovuar të Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, në oborrin e spitalit, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe menaxhmentin e spitalit, panë nga afër investimet në efiçiencë të energjisë elektrike, që janë bërë në disa prej objekteve të këtij spitali.
Sipas njoftimit, investimet në efiçiencë të energjisë elektrike përfshijnë rinovimin e ngrohjes qendrore, dhe termoizolimet e mureve, dyerve, dritareve dhe kulmeve, si dhe ndriçimin e objekteve, me qëllim sigurimin e mjedisit më të përshtatshëm të punës dhe kursimin e energjisë elektrike, shkruan Arbresh.info.
Vetëm në Komunën e Prizrenit investimet e këtij lloji arrijnë vlerën e mbi 1.3 milionë euro në shtatë objekte publike, që përfshijnë shkolla, fakultete, objekteve spitalore dhe të administratës.
Kurse në Rajonin e Prizrenit në përgjithësi, vlera totale kap shumën prej afër 2 milionë euro të investimeve dhe përfshijnë gjithsej 20 ndërtesa publike.
Kurti falënderoi drejtuesit, punonjësit shëndetësorë dhe stafin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit për punën e vazhdueshme, bashkëpunimin e mirë dhe mikpritjen e ngrohtë./Arbresh.info/

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?