Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, pritën në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Bruno Ceka.
Kryeministri Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që mërgata ka në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me mërgatën.
Gjatë takimit u diskutua për nevojën e rritjes së përfshirjes së mërgatës në vendet pritëse, si dhe angazhimin e mërgatës në transferin e dijës, duke marrë për bazë njohuritë, ekspertizën dhe rrjetin që kanë krijuar ndër vite. /arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116