Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që vdiqën nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kurti tha se Kosova qëndron me Bosnjë dhe Hercegovinën në këto kohë të vështira, teksa i shprehu gatishmërinë për ndihmë.
“Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne jemi me ju në këto kohë të vështira dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi. Republika e Kosovës është me ju”, shkroi Kurti në “X”, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani, si shkak i përmbytjeve të mëdha që kanë prekur Bosnje dhe Hercegovinën, 15 persona kanë vdekur, teksa dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha.
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...