Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vizitën e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz në Kosovë.
Ai e ka cilësuar këtë si vizitë historike, shkruan arbresh.info.
Kurti përmes një postimi në Facebook shkruan se pati nderin të bisedojë sy më sy me Kancelarin gjerman.



“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”, shkruan Kurti.

Kjo vizitë, sipas tij, përveç që është e para që nga shpallja e pavarësisë, tregon edhe marrëdhëniet e forta mes Kosovës dhe shtetit gjerman.
“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë”, tha Kurti.

Ndërkohë, pas vizitës në Kosovë, kancelari gjerman pritet të vizitojë Beogradin, Selanikun, Shkupin për të përfunduar në Sofje vizitat e tij në Ballkan. /arbresh.info/

Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...