Republika e Kosovës do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika.
Kështu tha kryeministri Albin Kurti, duke e quajtur arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, Kosova është përfituese e madhe për organizimin e këtyre lojërave.
“Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetin e Durrësit për sportin e lundrimit, i cili kërkon qasje në det. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
I pari i ekzekutivit, po ashtu tha se përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive është në qendër të aplikimit dhe fitores së Kosovës për organizimin e këtyre lojërave.
“Numri total i objekteve që përfshihen në këtë projekt është 24”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...