Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvëndëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante po marrin pjesë në mbledhjen e VI’të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.
Kurti tha se masat që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar ne Bashkimin Evropian sidomos me Planin e Rritjes dhe qëllimet e tij, shkruan Arbresh.info.
Ai vlerësoi se kanë përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian për heqjen e masave kufizuese teksa shtoi se këto masa duhet të largohen.
Po ashtu, ai tha se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Pas një dekade stagnimi, zgjerimi i Bashkimit Evropian është kthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian jo vetëm si zonë e prosperitetit socio-ekomonik por edhe e paqes dhe sigurisë.”, tha Kurti.
Ndër të tjera ai tha se në Samiti i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor rikonfirmoi të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.
Ai po ashtu përmendi edhe dorëzimin e aplikacionit e Kosovës për anëtarësimin në BE.
“Besojmë që anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci. Si demokracia më e avancuar në rajon, ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga Komisioni Evropian”, u shpreh ai.
Shefi i ekzekutivit tha se krahasuar me rajonin, Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin e vendit kandidat por edhe për negociatat dhe kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit.
Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është zgjedhje strategjike.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti theksoi se kanë zbatuar mbi 70% të reformave të planifikuara bashkë me Komisionin Evropian.
“245 nga 341 reforma të planifikuara”, tha ai.
Ndërkaq si element të tretë të rëndësishëm, Kurti përmendi edhe aprovimin e Bashkimit Evropian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, qëllimi i këtij plani është të përshpejtojë zhvillimin socioekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian dhe në këtë mënyrë të përshpejtojë procesin e anëtarësimit.
“Planin e Rritjes e shohim si hap të duhur në drejtimin e duhur. Ne besojmë që Bashkimi Evropian mund të reformohet dhe të zgjerohet dhe se përfitimet e përbashkëta të tregut Evropian duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike, prandaj ne ju qëndrojmë me vendosshmëri parimeve në të cilat ky plan është i rrënjosur. Nuk duhet të ketë përfitime nga Bashkimi Evropian, pra as fonde pa i përqafuar vlerat e Bashkimit Evropian.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...