Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar të rënët në grup dëshmorësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshatrat e zonës së Drenicës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se liria e Kosovës sot, është vet trofeu i luftës së tyre dhe i luftës së bashkëluftëtarëve të tyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Teksa numërojmë ditët që kalojnë të të dy muajve të mbetur deri te ditët e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës në mes të qershorit, çdo ditë kujtojmë dëshmorët e rënë për arritjen e çlirimit para 25 vitesh dhe për lirinë e jetuar që nga atëherë.”, ka shkruar ai.
“Sot, më 14 prill, e kujtojmë një grup dëshmorësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshatrat e zonës së Drenicës, të rënë 25 vite më parë, më 14 prill 1999: Bejtë Rexhepi, Fazli Qerkini, Hajzer Rexhepi, Agron Berisha, Fehmi Rama, Mehdi Hoxha dhe Naim Tiku. Ata ishin vullnetarë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tek e cila ishte përbashkuar gjithë përpjekja e popullit shqiptar vendas të Kosovës për tu çliruar nga Serbia pushtuese. Jetëshkrimet e Bejtës, Fazliut, Hajzerit, Agronit, Fehmiut, Mehdiut dhe Naimit, janë profile biografike tashmë historike, e të cilat mbajnë vulën e dosjeve të luftëtarëve të lirisë. Aktivitetet e tyre politike dhe kombëtare, janë shembujt më të kulluar të angazhimit më total patriotik deri në flijim për lirinë e atdheut të tyre.”, shtoi Kurti.
“Lavdi dëshmorëve të lirisë, luftëtarë të UÇK-së, Bejtë Rexhepi, Fazli Qerkini, Hajzer Rexhepi, Agron Berisha, Fehmi Rama, Mehdi Hoxha dhe Naim Tiku, ndër lavde për dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës!”, përfundoi kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...