Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi rreth ftesës që i ka bërë gjatë ditës së sotëm për takim.
Kurti, përmes një letre, i ka bërë të ditur presidentit Thaçi se nuk mund të shkoj në takim nesër në ora 10:00, mirëpo ka rekomanduar që ky takim të bëhet më 6 janar.

Ndryshe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar Kurtin për përgjigjen zyrtare dhe duke mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në dy takimet e së premtes, e ka ftuar atë sërish për takim nesër më 31 dhjetor, në orën 10:00, raporton arbresh.info.
Në letrën e tij të tretë, Presidenti i vendit ka thënë se me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.
Kjo është letra e tretë e presidentit Thaçi dërguar kryetarit të Vetëvendosjes./arbresh.info
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...