Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar për vizitë zyrtare në Norvegji.
Gjatë kësaj vizite, Kurti ka takuar krerë të këtij shteti, përfshirë edhe homologun e tij, kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se ftoi homologun e tij të vizitojë Kosovën.
“Gjatë vizitës zyrtare, që rastisi me 14-vjetorin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Norvegjia (28 mars 2008), u takova me homologun tim, kryeministrin Jonas Gahr Støre, i cili asokohe ishte ministër i jashtëm. E ftova Kryeministrin Støre që ta vizitojë Kosovën, dhe bëra thirrje që të rritet bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, shkruan Kurti.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri kosovar takoi edhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...