Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.
Sipas ZKM-së, gjatë këtij takimi ata kanë folur për të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimin sindikal dhe pagën minimale, që ka kaluar në lexim të parë.
“ Hykolli, e njoftoi Kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste. Kryeministri Kurti falënderoi z. Hykolli për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u dakorduar që të mbajnë komunikim të rregullt në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Zyra e Kryeministrit:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.
Të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimi sindikal dhe paga minimale, e cila tashmë ka kaluar leximin e parë në kuvend, ishin çështjet kryesore, të cilat u diskutuan gjatë takimit.
Z. Hykolli, e njoftoi Kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste.
Kryeministri Kurti falënderoi z. Hykolli për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u dakorduar që të mbajnë komunikim të rregullt në vazhdimësi. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...