Gjatë ditës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim pune me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Kryeministri Kurti dhe eurodeputetja Von Cramon diskutuan për situatën në Ukrainë pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse atje, shkruan arbresh.info.
Kurti e njoftoi për veprimet dhe vendimet e Qeverisë karshi Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës, të cilat në njërën anë përfshijnë sanksionet kundër Rusisë në përputhje me ato të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në anën tjetër vendimin për të pranuar 20 gazetarë ukrainas.
Rreshtimi i qartë dhe i menjëhershëm me botën demokratike dhe kundër një pushteti despotik, është tregues i qartë i vlerave demokratike dhe orientimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës, u shpreh ndër të tjera kryeministri Kurti.
Çështje tjera që u folën gjatë takimit përfshijnë reformat në drejtësi, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndryshimet legjislative, sigurinë dhe energjinë.
Kryeministri Kurti e falënderoi Raportuesen për Kosovë për vizitën dhe për rolin e saj aktiv, mbështetës dhe avokues për Republikën e Kosovës në kuadër të perspektivës evropiane të shtetit tonë. /arbresh.info/
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...