Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurti kanë vizituar Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP.
Ministrja Haxhiu dhe kryeministri Kurti në këtë vizitë, janë njoftuar për së afërmi me gjendjen e shërbimeve si dhe kanë diskutuar për politikat të cilat Qeveria e Kosovës po ndërmerr në kuadër të ngritjes së nivelit më të lartë të shërbimit, përcjell Arbresh.info.
Ministrja Haxhiu ka bërë të ditur se Qeveria është e përkushtuar të fuqizojë konceptin e strehimit familjar dhe konceptin e familjes strehues për fëmijët pa përkujdesje prindërore.
“Projektligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili është votuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e trajton në mënyrë specifike strehimin familjarë si formën më të mirë alternative të mbrojtjes, edukimit, strehimit dhe përkujdesjes për fëmijët”, tha Haxhiu.
Poashtu, në njoftimin e bërë në Facebook, thuhet se me datë 01.06.2023 Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar vendimin përmes së cilit sigurohet mbështetje financiare për rreth 200.000 euro në vit më shumë për fëmijët të cilët gjenden në strehim familjar.
“Kjo rritje e pagesës siguron mirëqenie më të avancuar të fëmijëve dhe fuqizon konceptin e familjes strehuese si një ndër format më të mira të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror. Përkushtimi i ynë si Qeveri do të vazhdojë që shërbimet sociale dhe familjare të zënë vend të merituar në agjendën shtetërore”, përfundon Haxhiu./Arbresh.info/
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...