Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi ka parashtruar sot disa pyetje në Kuvend për Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Eenergjisë Elektrike.
Kurteshi ka kërkuar të dijë se përse ai duhet të paguaj energjinë elektrike të shpenzuar nga një qytetar në veri që i ka vrarë shokun, shkruan arbresh.info.
“Pse jam përgjegjës që të paguaj për një qytetar në veri që ka vrarë shokun tim? Cila marrëveshje ndërkombëtare më detyron ta paguajë rrymën e dikujt. Nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare që më detyron që si taksapagues të paguaj taksën dhe rrymën e dikujt tjetër, çdo marrëveshje e tillë është e kundërligjshme dhe shkel të drejtat e njeriut”, është shprehur Kurteshi.
Ai ka kërkuar nga ZRrE të dijë se përse nuk e ka bërë publike faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në veri për pjesën tjetër të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, duhet të bëhet kompensimi i qytetarëve për këto pagesa dhe i KEDS-it për humbjet nga mospagesa e energjisë elektrike në veri./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...