Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi edhe njëherë ka bërë thirrje publike për deputetët e Kuvendit të Kosovës për të votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Gjatë vënies së gurthemelit të çerdhes së re në Suharekë, ministri Kuçi është prononcuar për media, ku ndër të tjera ka folur edhe për kalimin e këtij ligji, shkruan Arbresh.info.
“Unë e përgëzoj kryetarin Bali Muharremaj dhe ministrin Ramë Likaj për këtë projekt të çerdhes në këtë kohë jo pak të vështirë. Unë po shfrytëzoj rastin që t’iu bëj apel deputetëve që nesër të votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi ndihma nga ky ligj është tepër e nevojshme”, ka thënë Kuçi.
Ministri Blerim Kuçi edhe më parë ka qenë i zëshëm për të shtyrë përpara procesin e kalimit të ligjeve të pakos së rimëkëmbjes ekonomike nga COVID-19.
Kujtojmë, se herën e fundit në Kuvend nuk kishte pasur kuorum për të proceduar përpara këtë ligj dhe po atë ditë Kuvendi ka shkuar në pushim./Arbresh.info/
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...