Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, njëherit Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, ka theksuar se shefi i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj, nuk e ka ndryshuar qëndrimin për demarkacionin.
Ai ka thënë për Telegrafin se anëtarët e rinj të Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, do t’i raportojnë kryeministrit për gjetjet të cilat i kanë siguruar, dhe më pas sipas tij, Kuvendi do të vendosë a do ta votojë ose jo marrëveshjen.
“Ne kemi punuar shumë kohë, veçanërisht Haradinaj ka punuar shumë kohë. Kemi punuar me shumë ekspertë. Jemi bindur që është mirë, por besojmë që do të dalë raporti konform asaj çka kemi thënë. Nëse del ndryshe, duhet me referua prapë në Kuvend. I kemi votat e mjaftueshme që marrëveshja për demarkacionin me u kthye në pikën zero”, ka shtuar Kuçi.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...