Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti po kërkon më shumë transparencë për procesin e dialogut në Serbinë.
Sipas tij e rrugës do të ishte që në këtë proces të bashkohej edhe opozita.
Kuçi i cili në këtë qeveri është ministër i Ekonomisë dhe Ambientit tha se ky koalicion qeverisës nuk rrezikohet nëse ka transparencë dhe dakordim.
“Kryetari Ramush Haradinaj po kërkon transparencë dhe përgatitje gjatë procesit që të shkojmë më të përgatitur dhe ta kemi rezultatin dhe të kemi orientin të përbashkët. Edhe pse jo këtij ekipi t’i bashkohet edhe pjesa e opozitës është me rëndësi… nuk rrezikohet nëse kemi një transparencë edhe dakordim”, tha ai për KP.
Po ashtu ai tha se postin e presidentit po tentojnë ta rregullojnë me kohë pasi që synojnë një qeverisje afatgjate me LDK-në.
“Ne po kërkojnë që kjo temë të trajtohet në kohë të duhur që mos të ketë problem në përfundim edhe ky proces dhe kërkesa jonë si Aleancë dhe nominimi i zotëri Haradinaj për president ka të bëjë ta rregullojmë këtë proces në start e jo në përfundim sepse po ka probleme në mes koalicioneve dhe ne jemi duke i prirë një procesi për ta bërë më jetëgjatë këtë qeveri”, tha ai.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi këto komente i bëri pas vizitës që realizoi në komunën e Deçanit.
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...