Sistemi për zhdoganim të mallrave ‘ASUCUDA’ pas një pune prej gjashtë ore të IT-së së Doganës së Kosovës, tashmë është rikthyer.
Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci.
Ai ka thënë se sistemi tani është në funksion dhe po kryen punën.
“Pas prishjeve qe kane ndodhur sot rreth 13:00 ne serverët e qeverise, dogana është afektuar me rënien e sistemit. Pas një pune rreth gjashte oreshe të IT se doganës sistemi është kthyer ne funksion” ka thënë Stavileci.
Gjatë kësaj dite, kur sistemi ka rënë mallrat nuk janë zhdoganuar. Mirëpo, tash e tutje mallrat mund të zhdoganohen.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...