Studentë të Universitetit të Prishtinës, të përkrahur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), do të mbajnë sot tubim protestues në oborrin e rektoratit për të kundërshtuar avancimin e një profesori i cili dyshohet për disa shkelje të rënda disiplinore, përfshirë edhe sulm seksual.
Tubimi protestues mbahet në oborrin e rektoratit nga ora 12:00.
Tubimi mbahet kundër një profesori nga Fakulteti i Mjekësisë i cili pritet të avancohet në gradën e profesorit të rregullt.
Më thirrjen për këtë protestë ORCA pohon se ndaj këtij profesori janë tri akuza: për plagjiaturë, për falsifikim dhe për ngacmim seksual ndaj një studenteje specializante.
Kërkesat e tubimit protestues:
Suspendimi i profesorit deri në përfundimin e hetimeve.
Hetimi i brendshëm për të gjitha akuzat ndaj tij të bëra për a. plagjiaturë, b. falsifikim dhe c. ngacmim seksual.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...