Më rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” është mbajtur programi për nder të festës, ndërsa të pranishëm ne këtë ngjarje ishin edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, drejtori i Arsimit në Komunën Laukaa të Finlandës, Juha Tolonen, drejtoresha e gjimnazit Helina Patana, profesori i gjimnazit në Laukaa, Ilkka Linderos, drejtori i DKA-së, Tafil Halilaj, drejtori i gjimnazit, Valdet Istogu,KFOR-i finlandez, profesor dhe nxënës, shkruan arbresh.info.
Në jubile të kësaj feste, në ambientet e shkollës është mbajtur një program kulturor-artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës, ndërsa ne nderim të mysafirëve finlandez është mbajtur edhe një koktej me ushqime tradicionale, ku edhe i janë ndarë dhurata e mirënjohje për bashkëpunimin qe ka gjimnazi i Drenasit me shkollat e Finlandës.
Pas këtij takimi, kryetari Lladrovci ka pritur në zyre drejtorin e Arsimit të Komunës Lauka, Juha Tolonen, drejtoreshën e gjimnazit Helina Patana dhe profesorin e gjimnazit të Laukaa-së, Ilkka Linderos të cilët edhe janë mysafir nderi të Komunës së Drenasit me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryetari Lladrovci ka thënë se ndihet krenar që janë pjesë e manifestimit të Pavarësisë. “Ne ishim ne organizmin e festës suaj për 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës dhe kemi mësuar shumë nga kjo vizitë që edhe jemi duke shkëmbyer përvojat e Komunës suaj në Drenas. Historia e vendit tonë është duke u ndërtuar vetëm përmes një arsimimi sa më cilësor, prandaj bashkëpunimi në fushën e arsimit me Finlandën është një e arritur e madhe, kur dihen rezultatet e shkollimit tuaj, prandaj ne u jemi mirënjohës për këtë bashkëpunim”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Ndërsa drejtori i Arsimit në Komunën e Laukka, Juha Tolonen, ka falënderuar kryetarin Lladrovci që i kanë ftuar ne festën e Pavarësisë së Kosovës dhe ka thënë se bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave nuk do të mungojë edhe ne të ardhmen.
Ne kuadër të bashkëpunimit të gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe gjimnazit të Laukka, është duke u mbajtur mësimi online me profesor e nxënës nga të dy shkollat, ndërsa për vizita kanë qenë disa nxënës të Drenasit në shtetin e Finlandës, dhe nxënës të këtij shteti kanë qenë në Drenas./arbresh.info/.

Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116