Takimet e tij gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi i ka vazhduar duke u takuar me të gjithë punonjësit e Administratës të Komunës së Rahovecit, qëllimi i takimit ishte i karakterit njoftues.
Në fjalën e tij Kryetari i Komunës, Smajl Latifi para punonjëseve fillimisht i ka uruar për punën dhe angazhimin e tyre që kanë pasur deri më tani por edhe për punët dhe angazhimet që kanë para vetës në përputhje me detyrimet të cilat janë të parapara me ligj.
Kryetari Latifi poashtu ka thënë se secili prej jush, i ka detyrat e përshkruara dhe ka kërkuar nga ata që të respektohen të gjitha detyrat të cilat i janë të caktuara me kontratë. Ai u premtoj atyre se do të jetë Kryetar i tyre, pa dallime partiake./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...