Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se pavarësisht masave që i ka marrë komuna nuk mbeti imun ndaj pandemisë aktuale.
Ai tha se pa pasë panik do të vazhdojnë të angazhohen për të menaxhuar këtë situatë, njofton Klan Kosova.
“Fatkeqësisht në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik as Lipjani nuk mbeti imun nga COVID-19, pavarësisht masave që kemi marr është pritur që edhe komuna jonë të preket nga kjo pandemi. Sapo u informuam që në Janjevë kemi një rast pozitiv me coronavirus”.
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi pa panik të gjithë bashkë të menaxhojmë këtë situatë. Ajo çka na duhet tani është qetësia dhe mos të bëjmë panik të panevojshme dhe të përcjellim masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë publike”.
Ahmeti tha se i dëshiron shërim të shpejtë personit të infektuar dhe ka bërë thirrje që familjarët e tij të qëndrojnë në vetizolim.
“Së bashku do të kalojmë këtë sfidë! Panik JO ❌ Kujdes PO✅”.
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...