Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ndodhi të shtunën në Zhur të Prizrenit. Mustafa thotë se duhet të forcohet siguria në trafik. Për të parandaluar rreziqe të tilla.
Mustafa ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së tre personave të familjes Sope nga Prizreni.
Ai ka shtuar se duhet të forcohet siguria në trafik, për të ndaluar rreziqet dhe vdekjet në komunikacion.
“Humbjen tragjike të jetës së tre anëtarëve të familjes Sopa e përjetuam me dhembje dhe tronditje të thellë. Kjo tragjedi është edhe një vërejtje se duhet të forcohet siguria në trafik, për të parandaluar rreziqet me fatalitet për njerëzit dhe familjet tona”, ka shkruar Mustafa
Si pasojë e aksidentit që ndodhi të shtunën në rrugën Zhur-Prizren në mes të një kamioni dhe një veture, humbën jetën babai me dy djemtë e tij.
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...
Përurohet nënstacioni policor në Orllan të Podujevës
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...